93 kilogramë mariuanë janë kapur dhe sekuestruar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa është arrestuar vetëm një prej transportuesve të lëndës narkotike dhe 3 janë shpallur në kërkim.
Policia e Gjirokastrës rreth orës 02.30 të mëngjesit ka marrë një informacion se në pyllin me pisha poshtë fshatit Nepravishtë 4 persona po transportonin 3 çanta shpine të mëdha që dyshohet se ishin me lëndë narkotike për në drejtim të kufirit jeshil me shtetin grek.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve u janë afruar në një distancë rreth 50 metra dhe u kanë bërë thirrje të ndalojnë shtetasëve që po transportonin çantat, por shtetasit që transportonin lëndën narkotike kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira dhe terreni mjaft i pyllëzuar dhe i vështirë.