English

Shkon në varreza grabitet nga hajdutët adoleshentë

65 vjeçarja Vasiliqi Puriqi, emigrante në Greqi, kishte erdhur në Shqipëri në fshatin e saj Xarrë të Sarandës dhe në një nga ditë t e qëndrimit shkon në varreza për të vizituar varrin e bashkëshortit të saj.

Por hajdutët ekzistojnë gjithandej, janë përhapur si fara e sinapit thotë populli. Ajo bie pre e dy adoleshentëve 17 vjeçarë të cilët e grabisin atë duke i marrë të gjitha sendet personale si dhe shumën e lekëve prej 500 euro.

Pas denoncimit në policinë e Sarandës u zhvillua operacioni për kapjen e dy autorëve Kostandino Stefani dhe Kristaq Xhemalaj, po nga fshati Xarrë, i cili solli në pranga dy autorët me gjithë gjërat dhe shumën e lekëve që ata kishin vjedhur.
Materialet i kaluan prokurorisë me akuzën "vjedhje me dhunë në bashkëpunim".

KOMENTE