English

A do të vijë Rita Ora për 100-vjetorin e Pavarësisë?

Rita Ora, këngëtarja tashmë amerikane por me prejardhje kosovare dhe gjak shqiptari ka folur në rrjetet e saj sociale se do të jetë një surprizë e veçantë për kombin tim, për të përshëndetur me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Ajo është shprehur gjithashtu se ka marrë ftesë nga presidentja Atifete Jahjaga:


“Unë jam ftuar nga presidentja e Kosovës për të shkuar më 28 nëntor në 100-vjetorin e Pavarësisë, kështu që mund të performoj disa këngë akustike si befasi për bashkëvendësit e mi”, ka thënë Rita Ora për revistën prestigjioze.

Por në Presidencën e Kosovës nuk e kanë konfirmuar ftesën për këngëtaren me famë botërore. Arbër Vllahiu, këshilltar për media dhe zëdhënës në Presidencën e Kosovës ka thënë se nuk është në dijeni për një ftesë të mundshme për Orën.

“Nuk jam në dijeni të një ftese apo të një kërkese të tillë”, ka thënë shkurt Vllahiu.

Më parë, lajmi se Rita Ora mund të paraqitet në Tiranë, në një koncert për shënimin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, kishte marrë dhenë në mediat në Shqipëri dhe në Kosovë. Por as këngëtarja, e as autoritetet shqiptare nuk kishin konfirmuar një gjë të tillë. Gjithçka që Ora kishte thënë, ishin vetëm mesazhe në rrjetet sociale që ajo kishte biseduar me miqtë dhe fansat e saj.

“Kjo është shumë e rëndësishme për mua, por do të mbetet një surprizë!”, i ishte përgjigjur Ora pyetjes nëse e ka ndërmend që të vizitojë Shqipërinë, me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Rita Ora është shndërruar në emrin më të përfolur në industrinë muzikore botërore. Bashkë me të, bota po njeh edhe Kosovën. Ajo nuk lë intervistë me revista prestigjioze në botë pa përmendur se është me prejardhje nga Kosova. Këto i ka shpalosur edhe në një intervistë ekskluzive që i kishte dhënë “Kohavisionit” në mars të këtij viti.

KOMENTE