“Merrni një shqiptar të vrasë këtë pedofilin”- këto kanë qënë fjalët e një prej figurave politike belge njëkohësisht dhe anëtar i këshillit bashkiak.
Jurgen Verstrepen ka arritur të përmendë emrin e shqiptarit në mënyre fyese për shqiptarët.
Dhe sot të gjitha titujt e gazetave belge kanë nisur artikujt e tyre me këtë fjali.
Ai e ka përdorur këtë fjali lidhur me lirimin e bashkëshortes së pedofilit vrasës Marc Doutroux, i cili kishte dhunuar 6 fëmijë pastaj kishte vrarë 4 prej tyre.
“Erdha të shoh se ku e kanë sjellë kafshën e egër. Do mbledhim para të paguajmë një shqiptar që të vrasë këtë bishë”, ka deklaruar Jurgen Verstrepen.
Më pas ai mësohet ta ketë zbutur pak fjalinë e tij duke thënë: “Po do e bëjmë, do e vrasim atë, por jo me shqiptarë sepse ata janë tepër të shtrenjtë, ne do paguajmë një të droguar i cili do e bënte krimin vetëm për të pasur pak drogë”, foli anëtari i parlamentit flamand para kamerave.