English

Ligji Antiduhan. Zbatim i plotë që nga dita e hënë

Duke filluar nga e hëna e javës që vjen ligji Antiduhan do të fillojë të zbatohet me tërë forcën e tij mbi lokalet dhe baret si dhe në territoret publike ku nuk lejohet duhani.

Task Forca e nfritur nga Ministria e Shëndetsisë nuk do të tolerojë më por do të zbatojë ligjin antiduhan tashmë të vendosur.

Pëllumb Pipero shprehet se tashmë nuk do të ketë me telefonata "miqsh" për të hequr gjobën e vendosur nga task force.
"Gjoba nuk është qëllim në vetvete, gjoba vjen në zbatim të ligjit dhe gjobat këtë radhë nuk do të kenë `mik` prapa. Nuk do të ketë telefonata që do të mundësojnë anullimin e një gjobe".

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero u kërkon të gjithë pronarëve të bareve dhe lokaleve si dhe restoranteve që të zbatojnë me përpikmëri ligjin, si dhe të vendosin tabelat antiduhan, të heqin tavllat nga tavolinat si dhe të jenë vetë ata që të mos lejojnë asnjë të pijë duhan brenda ambjenteve.

"Gjoba do të vihen për ata që e thyejnë ligjit. Ne do të kërkojmë zbatimin e ligjit. Standardi ynë do të jenë sa lokale, sa institucione zbatojnë ligjin. Ka përfunduar ngritja e grupeve respektive të task forcës në të 12 rajonet e vendit. Ditën e hënë nis puna në zbatim të ligjit kundër duhanit", tha Pipero.
Jam i sigurt dhe jemi të vendosur se ligji antiduhan do të funksionojë i plotë këtë radhë dhe jo më vetëm 3 muaj siç ndodhi në fillim.

KOMENTE