English

Lojrat paraolimpike 2012. Foto spektakolare

Foto spektakolare të ceremonisë së hapjes së Lojrave Paraolimpike 2012. Një organizim tepër i bukur dhe i veçantë u ofrua nga Londra. Pjesëmarrës nga i gjithë globi të cilët me kurajon dhe idenë se çdo gjë është e mundur konkurruesit do të paraqitin aftësitë e tyre në lloje të ndryshme të sportit.

Por e veçantë ishte se në sytë e shumë pjesëmarrësve të publikut shihje sytë që lotonin për këta njerëz të cilët janë po aq të barabartë sa gjithë të tjerët edhe pse fiziku i tyre i kufizon nga shumë gjëra.

Profesori Stephen Hawking, i cili vuan nga një sëmundje e neuroneve ishte i pari që nisi shfaqjen spektakolare.
Shkencëtar i njohur, 70 vjeç, orientoi të gjithë shikuesit në një udhëtim imagjinar në zërin e tij unik dhe të veçantë.
Temat përfshinë "perceptimet sfiduese dhe fuqizimin e mundësisë njerëzore.
Ai udhëhoqi një mori të artistëve të shurdhër dhe të paaftë, fëmijët lokale dhe interpretues të trajnuar rishtazi në aftësitë e cirkut.

KOMENTE