English

NASA-nis dy satelitë amerikanë në orbitën e Tokës

SHBA-ja ka lëshuar sot me sukses në orbitë dy satelitë që do të studiojnë rrezatimin mbi atmosferën e Tokës.

Satelitët, me vlerë 686 milionë dollarë, u lëshuan sot para agimit, nga një raketë pa pilot në Cape Canaveral të Floridas, me një mision dy vjeçar.

Satelitët do të studiojnë grimcat diellore dhe grimcat e hapësirës së thellë të ngarkuar me elektricitet, që formojnë breza rrezatimi mbi atmosferën e Tokës. Këta breza rrezatues, që ndodhen brenda ndikimit të fushës magnetike të Tokës, zgjerohen si rezultat i çrregullimeve të energjisë diellore, dhe mund të shkaktojnë mosfunksionimin e satelitëve të komunikimit dhe të paneleve diellore.
"Ne jetojmë në atmosferën e Diellit kështu që kur Dielli teshtin toka sëmuret nga të ftohtit ", thotë Nicky Fox, shkencëtar i projektit në misionin RBSP në John Hopkins University. "Çfarëdo që po ndodh në Diell toka do të ndjejë një efekt dhe do të përgjigjet me ndryshime moti."

NASA thotë se dy satelitët do të fluturojnë deri në 161 kilometra pranë njëri-tjetrit dhe deri në 38 mijë kilometra larg nga njëri-tjetri.

KOMENTE