English

Njerëzit do të riprodhohen pa Seks

Aarathi Prasad beson se në një të ardhme të afërt, njerëzit do të riprodhohen pa patur nevojë për mardhënie seksuale.

Në librin e saj të ri, "Si një Virgjëreshë", ajo ka prezantuar përparimet shkencore riprodhuese që tashmë janë përdorur me sukses në kafshë, dhe që mund të përcaktojnë të ardhmen e riprodhimit njerëzor.
Prasad përshkruan se si sperma artificiale apo vezë mund të krijohet duke përdorur qeliza embrionale dhe kromozome për të mundësuar fekondimin.

Në fakt dihet që dhe në ditët aktuale që jetojmë insiminimi artificial është bërë një teknikë e përditshme ku mjaft çifte kanë gjetur zgjidhje.

Por tani teknika që solli lindjen e bebit mi, te kafshët në vitin 2004 e quajtur Kaguya, - konceptua duke përdorur spermën sintetike të bëra nga materiali gjenetik i një vezetë një miut të ri për të fekonduar një vezë nga të një miu të pjekur.

Libri "Si një virgjëreshë" gjithashtu bazohet në ndërtimin e një barku artificial që përdoret në Australi për të rritur fetuse peshkaqeni. Nëse përdoret me embrione njerëzore kjo mund të ndryshojë të ardhmen e prindërve, pra nuk do të jetë gruaja ajo që do të kujdeset për lindjen e fëmijës por do të ndahen detyrat, pra dhe babai mund të jetë një "lindës" fëmijësh ose njerëz që nuk do të kenë nevojë për një burrë apo një grua.

Shkenca riprodhuese do të lejohet të zhvillojë potencialin e saj të plotë dhe beson se jeta nuk është e shenjtë, edhe pse ajo është e ndërgjegjshme edhe pse shqetësimet e tike apo besimet fetare nuk do të pranojnë një gjë të tillë.

Për Prasad kjo nuk është një pyetje, por një çështje se kur këto përparime do të ndodhin.

Ashtu si trajtimi IVF dhe bebe epruvetë ishin një koncept i largët shkencor ashtu duket dhe ky koncept tjetër por që do të jetë shumë shpejt i realizueshëm.

KOMENTE