English

Qese diplomatike gjendet në Alpet Franceze pas 46 vjetësh

Një qese që mbante postën diplomatike nga India ëpshtë gjetur në Mont Blanc në Alpet franceze, pranë vendit ku një avion Air India u rrëzua 46 vjet më parë.

Qesja u gjet nga një punonjës shpëtimi malor dhe fqinjit të tij, pasi disa turistë e kishin parë në një akullnajë javën e kaluar.

Ambasada Indiane në Paris i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai do të fillojë përpjekjet për të tërhequr qesen.

Aeroplani Air India fluturonte nga Mumbai në Nju Jork dhe u rrëzua në janar 1966.

Të gjithë, 117 pasagjerët në bord vdiqën.

Qesja e mbuluar nga akullnaja lexonte: "postë diplomatike" dhe "Ministria e Punëve të Jashtme", ku tani në Indi quhet ministria e jashtme.

"Disa turistë erdhën dhe na thanë se ata kishin parë diçka të ndritshme në akullnajën Bossons," tha punonjës i shpëtimit Arnaud Christmann për AFP.
Turistët ishin shprehur se ishim me fat pasi menduam se gjetëm qese me ar, por kur pamë gazeta dhe revista dhe letra qeshëm.
Tani Ministria e jashtme e Indisë do të nisë proçedurën për tërheqjen e postës.

KOMENTE