NJë fëmijë 2 vjeçar po përballet me jetën e tij pasi ka pësuar djegie të organeve të tij të brendshme.
Toddler Callum Blackshaw ishte te shtëpia e gjyshes së tij bashkë me binjakun e tij dhe nënën e tyre.
Sapo ishin kthyer nga plazhi dhe fëmijët ishin të lumtur dhe gëzonin dhe luanin në guzhinë. Nëna e tyre ishte në dhomën tjetër ndërsa gjyshja shkoi te dyqani shumë afër me shtëpinë për të blerë ëmbëlsira për nipërit e saj.
Gjatë kësaj kohe Callum qe ngjitur mbi tavolinën e guzhinës dhe kishte marrë një bidon plastik që kishte pastrues sobe për heqjen e yndyrnave.
Ai kishte arritur ta hapte atë dhe kishte gëlltitur prej tij. Më pas me urgjencë përfundoi në spital në gjendje të rëndë dhe pas një terapie intesive ai nuk dihet akoma nëse organet e tij do të jenë me probleme të përhershme apo jo.
Gjyshja ndihet tmerrësisht në faj për detergjentin pastrues që e kishte harruar mbi tavolinë pasi qe kthyer nga pazari si dhe ajo insiston se si ka mundësi që një 2 vjeçar ta ketë hapur pasi tapat e tyre duhen shtyrë pak poshtë dhe të rrotullohen, gjë që është shumë e vështirë për një 2 vjeçar.