English

5 Operacione antidrogë përfundojnë me sukses

Policia e shtetit ka marrë një sërë operacionesh të cilat kanë përfunduar me sukses lidhur me luftën ndaj krimit dhe drogës.

1. Operacioni “Turizmi”, ku policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej rreth 710 gram lëndë e dyshuar kokainë, dhe ka arrestuar në flagrancë një shtetase.

Nga Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e policisë të Pikës së Kalimit Kufitar Port, Vlorë, në datën 29.08.2012, në kuadër të operacionit “Turizmi” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases L.ZH.

Gjatë kontrollit që ju bë kësaj shtetaseje në ambientet e portit në kohën që do të udhëtonte drejt Italisë, në trup ju gjet një pako e mbështjellë me natriban, brenda së cilës ndodhej një sasi lënde e dyshuar kokainë, me peshë rreth 710gr, e cila u bllokua na cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale të trafikut të narkotikëve e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

2. Operacioni i policisë zhvilluar në aksin rrugor Jergucat-Muzinë–Bistricë, sekuestrohen rreth 490 kilogramë marijuanë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit që transportonin lëndën narkotike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të përbashkët midis Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër si dhe Njësisë Rajonale për Qarkullimin Rrugor Gjirokastër , efektivat e këtyre strukturave rreth orës 16.00, kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për të goditur trafikun e lëndës narkotike.

Nga Strukturat e Policisë që operojnë në Qarkun Gjirokastër, rreth orës 15.30 të datës 29.08.2012 është marrë një informacion në rrugë operative se një automjet tip Volcvagen Fugon me targa greke po transportonte një sasi të madhe lënde narkotike nga fshati Lazarat në drejtim të Sarandës me destinacion Greqinë.

Menjëherë Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, efektivat e Policisë Kufitare dhe të Policisë Rrugore kanë koordinuar veprimet duke zhvilluar një operacion të përbashkët, si dhe kanë forcuar shërbimet në pikën e kontrollit në Jorgucat, me qëllim kapjen e fugonit në postbllokun e policisë Jorgucat.

Drejtuesi i automjetit kur është afruar në postbllokun e policisë në Jorgucat, ka devijuar rrugën dhe ka kaluar nga krahu i poshtëm i postbllokut dhe është larguar menjëherë në drejtim të Sarandës me shpejtësi.

Menjëherë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Policisë Rrugore janë vënë në ndjekje të automjetit. Drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër ka kërkuar ndihmën e policisë së Sarandës dhe të Delvinës ku efektivët e komisariatit të Policisë Sarandë dhe Delvinë kanë dalë në ndihmë të efektivave të policisë Gjirokastër.

Drejtuesi i automjetit ka parë se po e ndiqte policia dhe ka shtuar shpejtësisë ku rreth 200 metra me tej kthesës për në Syrin e Kaltër poshtë Muzinës ka braktisur automjetin dhe është larguar së bashku me pasagjerin me shpejtësi në drejtim të Pyllit të Bistricës.

Në ndjekje të tyre janë vënë dhjetra forca të policisë nga qarku, kufiri, qarkullimi , Saranda e Delvina , ku operacioni vijon ende.

Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se në automjetin tip Volcvagen Fugon me targa greke IEM 6118, në brendësi të tij u gjetën dhjetë çanta të mëdha sh pine të mbushura me lëndë narkotike si dhe dy thasë plasmasi të mbushur me lëndë narkotike , gjithsej 408 pako me peshë 1.2 kilogramë secila gjithsej 490 kilogramë.

Gjatë natës nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , 12 shtetas nga Delvina Saranda Lazarati e Gjirokastra, ku pas një pune profesionale duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit dhe u bë e mundur identifikimi i autorëve të trafikut të lëndës narkotike, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet .

Vijon puna për kapjen e autorëve dhe pjesëtarëve të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

KOMENTE