Tetë policë përfunduan në spital, pasi këtë mëngjes bastisën një strofkull të dyshuar droge.
Policia hyri në shtëpinë e të dyshuarit në Bordesley Green, Birmingham pak sapo kishte kaluar mesnata duke zbuluar drogë me vlerë rreth 300 000 euro drogë.
Por brenda disa sekondave ata u bllokuan nga të vjellat dhe marrje mendsh pasi u bllokuan nga avujt toksikë që ishin krijuar nga përzierja e heroinës me benzinë e cila ishte derdhur mbi qilim ndoshta kastile e bërë nga poseduesit për t'i shpëtuar prangave të policëve.
Megjithatë policët arritën të arrestonin tre persona të moshës 21, 27, 34 vjeç dhe kapën sasinë e madhe të drogës e cila mbahej për t'u shpërndarë.
Oficerët qëndruan për disa orë në apital pastaj dolën ndërsa tre të akuzuarit i kaluan në paraburgim policor.