Dhe një tjetër shqiptar vitet me armë zjarri në lagjen “Kalithea” të Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orën 03:35 ku 40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar për vdekje nga një person në rrugën “Perikleus” të qytetit grek.
Nga të shtënat është plagosur edhe një shtetase ukrainase rreth 30 vjeç e cila është dërguar me urgjencë në spital por ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë plagë në dorën e majtë.
Burime informacioni thonë se shqiptari është pronar i një bari që ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Perikleus” dhe “Andromahi” në lagjen “Kalithea” të Athinës ndërsa dyshohet se vrasja e tij është bërë për larje hesapesh.