Në Qarkun e Dibrës si rezultat i shembjes së urës së Muhurit për shkak të amortizimit, janë izoluar 6 fshatra.
Ajo është e "kalueshme" vetëm për këmbësorët. Për fat të mirë asnjë nuk ndodhej mbi urë, e cila mund të ishte kthyer në një tragjedi.
Gjithashtë është dëmtuar bazamenti i urës 200 metra i gjatë, kështu asnjë makinë nuk lejohet të kalojë mbi të.
Edhe pse banorët ishin ankuar duke bërë të ditur gjendjen e urës asnjë se ka vënë ujin në zjarr.
Banorët kërkojnë që ura të riparohet shpejt para fillimit të sezonit të shirave.