English

Atletiko e Madridit kampione në superkupën e Evropës

Superkupa e Evropës është fituar nga Atletiko e Madridit, e cila ka arritur të mundë fituesin e Champions Leagues, Celsin me rezultatin 4-1.

Ka zgjatur vetëm 45 minuta kjo finale në stadiumin “Luisi i II” në Montekarlo, mes dy skuadrave kampione të Champions Leagues, Celësit dhe Atletikos së Madridit, fitueses së Kupës Europa League.

I vetëm Radamel Falkao ka mahnitur këdo që ka ndjekur këtë ndeshje me tre golat spektakolarë që vulosën gjithcka.

Di Mateo e Simeone menduan të luanin me të njëjtën strategji që kishin luajtur finalet e tyre, por fituese doli skuadra spanjolle. Miranda në pjesën e dytë i dha goditjen e fundit Celsit me golin e katërt të shënuar në portën e Ceh, duke i dhënë edhe më shumë frymëmarrje skuadrës së tij për të administruar avantazhin.

Përpjekjet e bluve të Londrës, thjesht u shpërblyhen me golin e nderit të Kahill.

KOMENTE