“Deklaratat e kreut të këshilltarëve të PS, Aldrin Dalipi, janë mashtrime. Banesat sociale nuk i kemi marrë ende në dorëzim për shkak të problemeve të mbartura, të cilat Dalipi i njeh shumë mirë, por po punojmë për zgjidhjen e tyre. Ftojmë kreun e këshilltarëve të PS-së të lërë mënjanë mashtrimet, pasi mashtrimet i shërbejnë konfliktit politik, jo interesave të qytetarëve”.
Kjo ka qënë si kundërpërgjigje nga ana e bashkisë së Tiranës deklaratave të kryetarit të grupit të Partisë Socialiste Aldrin Dalipi, i cili pak ditë më parë akuzoi Bashkinë se prej dy vitesh po zvarrit proçesin e banesave sociale për qytetarët.
Bashkia e Tiranës bën të ditur në njoftimin e saj, se po punon për çështjen e banesave sociale dhe sapo ato të merren në dorëzim do të vihen në funksionim së shpejti.