English

Digjet plotësisht hoteli në fshatin Dukagjin të Thethit

Ishte një ndalesë dhe mjaft e këndshme ndër të paktat, në një nga zonat më të bukura të vendit tonë, Theth. Kushdo që vizitonte Thethin ishte e pamundur të mos qëndronte qoftë edhe për një kafe në hotelin i cili u shkrumbua në orët e para të mëngjesit.

Burime nga vendngjarja pohojnë se flakët kanë shkrumbuar gjithë ndërtesën, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Hoteli ndodhej në një prej zonat më të frekuentuara prej turistëve në fshatin Dukagjin, Theth.

Dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme, pas atentatit të pasdites së të enjtes në Shkodër ku gjeti vdekjen Frederik Marku, nga Mirdita por me banim në Tiranë, dhe u plagos rëndë djali i tij, Jurgen Marku.

Si autori ashtu dhe viktima dy orë para ngjarjes kanë qënë të shoqëruar në polici për një grindje që kishin pasur një ditë më parë.

Në momentin që janë qëlluar, viktima me të birin po lëviznin me automjetin e tyre në afërsi të spitalit rajonal. Shkak i kësaj ngjarjeje është bërë sherri i një nate më parë në fshatin Theth të Dukagjinit, ku viktima, i cili është dhëndër në këtë fshat dhe kishte nisur ndërtimin hotelit në zonën turistike, ka pasur një konflikt me një banor të zonës.

Konflikti ka qënë një grindje e çastit e djalit të viktimës me një shokun e tij. Frederik Marku kishte ndërhyrë dhe kishte qëlluar me qytë pistolete të riun që po i dhunonte të birin dhe pas kësaj palët janë shoqëruar në polici, ku kanë qëndruar gjithë natës.

KOMENTE