English

Babai gjerman vesh rrobat e grave, për të mbështetur të birin 5 vjeçar

Kur një djalë 5 vjeçar filloi të vishte funde dhe fustane shokët e kopshtit filluan ta tallnin dhe ai ndihej keq.

Babai i tij duke parë që djali i tij ndihej keq filloi ta mbështeste të birin, duke u veshur dhe ai me rroba grash.

Familja jeton në një qytet të vogël në jug, në Gjermani, por Nils Pickert pretendon se vendimi i tij radikal i ka dhënë besimin birit të tij në zgjedhjen e tij.

Djali vishte rroba vajzash dhe kur ishte pak më i vogël por kur erdhën në qytetin e vogël ai e pyeti të atin nëse do ishte e mundur për t'i veshur.

I ati e mbështeti mendimin e të birit edhe pse kjo gjë do të hapë debate mes prindërve të zonës ku jetojnë.
Mr Pickert thotë se zgjedhja e djalit të tij tani është një objekt i bisedës për të gjithë qytetin - dhe ai ndihet krenar për rolin e tij në mbështetjen e djalit.

KOMENTE