Lidhur me publikimin sot në disa media të lajmit se zyrat e Presidentit të Republikës u përfshinë të shtunën në mbrëmje nga një zjarr që shkaktoi dëme materiale, sqarojmë se ky lajm është i pavërtetë dhe abuziv.
Për sa më sipër, sqarojmë opinionin publik se të shtunën në mbrëmje rreth orës 21:40 pati një shkëndijë elektrike në një prej kabllove të ndriçimit të jashtëm që ndodhen në tarracën e godinës, por pa provokuar zjarr dhe pa shkaktuar asnjë pasojë.
Punonjësit e sigurisë dhe shërbimi zjarrfikës u gjendën në gatishmëri, por nuk u desh ndërhyrja e tyre.