Dhjetë anëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë janë vrarë në një sulm nga rebelët kurdë afër kufirit me Irakun dhe Sirinë, thonë zyrtarët.
Janë rreth 20 militantë të vdekur në provincën jug-lindore të Sirnak, tha guvernatori Vahdettin Ozkan.
Luftimet shpërthyen të dielën, në mbrëmje vonë tha ai.
Përleshjet midis ushtrisë dhe rebelëve të PKK - e cila kërkon autonomi për kurdët - janë intensifikuar në rajon që vitin e kaluar.
PKK sulmoi policinë dhe objektivat ushtarake në qytetin e Beytussebap të dielën me armë dhe raketa-hedhës, raportoi media turke.
Nëntë pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe i dhjeti vdiq më vonë në spital, thanë zyrtarët lokalë.
Sipas guvernatorit, rebelët duket se kanë kryer një seri sulmesh të njëkohshme në pikat e kontrollit, tha agjencia e lajmeve Anatolia, ndërs ushtria ishte përgjigjur me një ofensivë të gjerë ushtarake, ka thënë Z. Ozkan.
Si SHBA-ja dhe BE-ja klasifikojnë PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), si një organizatë terroriste. Ajo filloi një fushatë guerile për një atdhe etnik në zemër të Turqisë jug-lindore në vitin 1984.
Luftimet janë rritur në muajt e fundit, dhe kanë fajësuar pjesërisht trazirat në Sirinë fqinje.
Ankaraja akuzon Sirinë se lejon PKK të veprojë në territorin e saj, edhe pse forcat qeveritare kanë ceduar kontrollin e disa zonave kurdë në veri të Sirisë për opozitën.
Një muaj më parë, rebelët gjuajtën me raketa-hedhësse në një postë kufitare të ushtrisë turke në mes të një ofensivë në shkallë të gjerë ushtarake në provincën Hakari.
Më së fundi, PKK u fajësua për një shpërthim bombe në qytetin jug-lindor të Gaziantep ku mbetën nëntë të vdekur, duke përfshirë katër fëmijë. PKK mohoi çdo përfshirje.