Edhe para disa muajsh ose më saktë para formimit të qeverisë së re u fol në media se Greqia duhet të shesë ishuj ose t'i japë me qera afatgjatë, por këto deklarata apo zëra u kundërshtuan me forcë nga zyrtarët qeveritarë, pasi Greqia do të përballonte krizën edhe pa shitur ishuj të saj.
Por si duket planet nuk shkuan ashtu siç ishin menduar dhe tani për të dalë nga gjendja e thellë në të cilën është zhytur Greqia, ajo ka vendosur të nxjerrë në shitje dhe dhënie me qera një pjesë të ishujve të vendit.
Jnë 30 ishujt e saj, të cilët Greqia mendon që përmes tyre t'i shpëtojë krizës ekonomike që po i zë frymën.
Sipas gazetës greke “Ta Nea”, me dhjetëra ishuj në gjirin e Saronikosit, në Evaiko, në Cyclades, në gjirin e Agrolidës, në Jon, në Egjeun verior dhe atë jugor, do të jepen me qira afatgjate dhe do të shiten disa dhjetëra ishuj.
Nga dhjetë projektet më të mundshme, të bëra publike nga gazeta, i përkasin më shumë se 30 ishujve të vegjël gadishujve me një sipërfaqe nga 100 deri në 3.100 hektarësh.
Modelin të cilin do të ndjekin autoritete për dhënien me qira afatgjatë, është ai që parashikon një afat kohorë nga 40 deri në 50 vjet në përdorim të privatit. Por, që të realizohet kjo gjë, shteti grek duhet të ndërhyjë në ndryshimin e legjislacionit, pasi ligji ekzistues nuk favorizon dhënien me qira apo shitje për shfrytëzimin e ishujve.