English

Amerikani fiton llotarinë 337 milion dollarë

Donald Lawson nga shteti i Miçiganit ka fituar 337,000,000 dollarë, llotarinë
e tretë më të madhe në historinë Powerball, dhe e shtata në historinë e SHBA - së.

Donald Lawson, baba i dy fëmijëve, e la menjëherë punën si inxhinier hekurudhash. Ai u premtoi një pjesë të parave edhe disa të afërmve të tij, të cilët gjithashtu lanë punën.

Donald Lawson, do të paguajë thuajse 50 për qind të shumës si taksë dhe do t’i mbeten 158 milionë e 700 mijë dollarë.

"Unë jam një milioner tani, por unë ende do të shkoj në McDonalds," tha Lawson gazetarëve të premten në selinë e Lotarisë Michigan në Lansing. Mua nuk më pëlqen jeta superluksoze. Më pëlqen jeta e thjeshtë, dhe kjo është ajo që unë dua të vazhdojë të bëj."
Donald Lawson e bleu biletën e llotarisë në një pikë karburanti, ku i zgjodhi vetë 6 numrat fitues, në vend që të merrte biletë me numra të zgjedhura nga kompiuteri.

KOMENTE