“ Unë shpresoj se pas përmbushjes së kushteve që po bën qeveria për funksionimin e Gjykatës Administrative në muajin shtator opozita të japë konsensusin për miratimin ligjit të Gjykatës së Lartë në mënyrë që nga janari i vitit të ardhshëm të fillojë nga funksionimi Gjykata Administrative”- deklaroi Ministri Halimi ndërkohë që punimet për ndërtimin e Gjykatës Administrative kanë nisur në muaji qershor 2012, me vlerë prej 47 milionë leke te reja fonde nga buxhetit i shtetit.
Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi ka ndjekur nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Gjykatës Administrative, i shoqëruar nga zëvendësministri i Drejtësisë, z. Ermal Dobi, kreu i gjykatës z. Fatri Islamaj, Drejtoresha e ZBAGJ dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Drejtësisë.
Në fjalën e tij për median , Ministri Halimi u shpreh se punimet për ndërtimin e Gjykatës Administrative po ecin shumë mirë dhe se kompania qe po ndërton do ta mbarojë atë përpara afatit të vendosur në kontratë, pra në fund të muajit nëntor ndërkohë ishte parashikuar të përfundonte në fund të dhjetorit të vitit 2012.
“ Fillimi i vitit 2013 do të jetë edhe fillimi i punës së gjykatës administrative. Ne po plotësojmë të gjitha kriteret dhe kushtet për të cilat kemi marrë angazhimin në parlament. Javën e ardhshme ne do të inspektojmë punimet në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe në muaj në vijim do të inspektojmë punimet edhe në pesë gjykata të tjera administrative që do të ngrihen në 5 rrethe te vendit.
Unë shpresoj se pas përmbushjes së kushteve që po bënë qeveria për funksionimin e Gjykatës Administrative në muajin shtator opozita të japë konsensusin për miratimin ligjit të Gjykatës së Lartë në mënyrë që nga janari i vitit të ardhshëm të fillojë nga funksionimi Gjykatës Administrative, pasi siç e dini në ligjin për Gjykatën Administrative është kusht krijimi i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e lartë.
Unë mendoj se opozita do të ngrihet në përgjegjshmërinë e saj politike për të miratuar këtë ligj. Në muajt në vijim ne së bashku me KLD do të fillojmë procedurat për hapjen e vendeve vakante për gjyqtarë të Gjykatës Administrative në mënyrë që krahas infrastrukturës të përfundojë edhe miratimi i numrit të gjyqtarëve që do të punojnë në këtë ndërtesë.”- deklaroi Ministri Halimi ndërkohë që punimet për ndërtimin e Gjykatës Administrative kanë nisur që prej muajit qershor 2012
Vlera e investimit për ndërtimin e Gjykatës Administrative është 47 milion leke të reja, dhe është një investimi me fonde nga buxheti i shtetit. Objekti kryesor i punimeve është rikonstruksioni i ndërtesës ekzistuese 4 katëshe, e cila është një strukturë e ngritur para 30-35 viteve. Në këtë gjykatë do të ketë zyra për 16 gjyqtarë, 7 salla gjykimi, një ambient te veçante për marrëdhëniet me publikun, arkivë dhe ambiente pune te përshtatshme për punonjësit e tjerë te administratës.
Bazuar në ngarkesën e çështjeve, kjo Gjykatë do ketë mjaftueshëm salla gjyqi dhe hapësira të mjaftueshme për të zhvilluar funksionin e saj ne tërësi. Kjo do të ofrojë mundësinë që ti jepet fund zhvillimit të gjyqeve në zyrat e gjyqtarëve dhe të gjitha seancat të zhvillohen në salla gjyqi.
Për herë të parë kjo ndërtesë do te ketë dy hyrje dhe dy parkinge, një për qytetarët dhe një për gjyqtarët e administratën e kësaj Gjykate. Gjykata Administrative do të qëndrojnë në këtë ndërtesë deri sa të përfundojë ndërtimin Pallati i Drejtësisë, punimet për të cilin do të fillojnë brenda vitit.