English

Pakistan. Sulm me bombë në makinën kosullore amerikane

Të paktën tre persona kanë vdekur në një shpërthim bombe vetëvrasëse që goditi një automjet konsullor amerikan në qytetin veri-perëndimor të Pakistanit Peshawar.

Zyrtarët amerikanë thanë se askush nuk u vra nga konsullata amerikane, por që dy punonjës nga SHBA dhe dy punonjës pakistanezë u plagosën.

Më herët ministri pakistanez provincial informoi se dy amerikanë kishin vdekur.

Të paktën 19 vetë u plagosën kur sulmuesi përplasi një makinë të ngarkuar me eksploziv.

Peshawar është i vendosur pranë zonave të paqëndrueshme fisnore në kufi me Afganistanin.

Militantët talibanët dhe të al-Kaedës operojnë në zonë dhe qyteti ka qenë shpesh në shënjestër të shpërthimeve në vitet e fundit.

Të paktën tre njerëz vdiqën në sulminme bombë të ditës së heënë tha policia. Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë.

KOMENTE