English

Parlamenti shqiptar nis sesionin e ri të punimeve

Ashtu siç ishte vendosur pas një muaji pushimesh verore sot në 3 shtator në orën 11 Kuvendi do të nisë aktivitetin e tij, në seancën e parë për këtë sesion parlamentar.

Hapja e këtij sesioni si rend dite për sot, do të jetë fjala përshëndetëse e kryetares së kuvendit Jozefina Topalli si dhe anëtëarëve të kuvendit.
Punimet e Kuvendit do të vijojnë më pas me miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator-31 tetor 2012, si dhe kalendarit trejavor të punimeve për periudhën 3-21 shtator 2012.
Kalendari trejavor, i miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve, përfshin dhe shqyrtimin e nismës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, e cila do të diskutohet më 6 shtator nga Këshilli i Legjislacionit.
Ndërkohë sfida e këtij fillim sesioni parlamentar pritet të jetë heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë, riformatimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe projektligji "për Gjykatën e Lartë".

KOMENTE