Një atlet iranian ka refuzuar për t'i dhënë dorën dukeshës së Kembrixhit, në momentin kur ajo i ka vendosur medaljen e argjendtë në qafën e tij.
Ndërkohë që fituesit e tjerë janë përshëndetuar dhe takuar me dukeshën, atleti Mehrdad Karam Zadeh nuk i ka ofruar dorën për ta takuar por e ka shtrënguar në gjoksin e tij.
Arsyeja pasi kultura e vendit të tij nuk ja lejon që t'i japë dorën një gruaje në publik.
Por dhe dukesha do të ketë qënë e informuar pasi as ajo nuk i zgjati dorën për ta takuar.
Delegacioni iranian në Londër nuk kanë qenë në dispozicion për të komentuar mbi këtë incident, por orgnizatorët thjesh e kanë komentuar se ai ka zbatuar traditën e vendit të tij.
Ndërsa dukesha do t'i kishte dhënë medaljen një vajze iraniane patjetër që duart do të takoheshin, ashtu nëse një burrë do t'i jepte medaljen atletit.