English

Gjen të brendshmet në fshesën e korrentit. Zbulon tradhëtinë e të dashurit

Me zemër të thyer Melissa Smeaton ka zbuluar se i dashuri i saj e ka mashtruar duke shkuar me një grua tjetër.

Ajo e zbuloi mashtrimin e tij edhe pse i kishte premtuar se nëse nuk shkonin mirë do t'i shprehnin dëshirën njëri tjetrit për t'u ndarë me mirëkuptim, pasi mori fshesën e korentit për ta çuar te tekniku pasi nuk punonte dhe kur tekniku e hapi i tregoi një palë të brendshma të kuqe që kishin qenë brenda fshesës.

Në fillim i erdhi zor por më pas ajo mori fshesën dhe iku në shtëpi për t'u përballur me të dashurin e saj 34 vjeçar.

A nuk pranoi akuzat por më pas me insistimin dhe provat që ajo kishte dyshuar ai pranoi se kishte shkuar me grua tjetër.
Ajo tepër e mërzitur me zemër të thyerr dhe e shkatërruar tregon se ne kishim planifikuar të jetonim së bashku madje kishim biseduar edhe për të patur fëmijë. Ëndra ime morri fund shprehet Melissa.
Ajo tashmë jeton e vetme duke iu përkushtuar punës dhe ka frikë për fillimin e një mardhënie të re.

KOMENTE