English

Kamioni me targa turke përfshihet nga flakët

Paraditen e djeshme në fshatin Hotolisht, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas është përfshirë nga flakët një kamion me targa turke i cili po transportonte mallra konfeksione.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, pasi shoferi ka dalë në kohë nga makina, por si pasojë e flakëve është bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve për disa kohë.

Shkaqet nuk bëhen akoma të ditura ndërkohë policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

KOMENTE