Ajo hoqi nga përdorimi të gjitha veshjet e saj dhe ka nisur një jetë të re me një stil tjetër veshjesh.
Kim Kardashian është parë me veshjet e saj të reja të zgjedhura nga i dashuri i saj Kanye West në rrugët e Nju Jorkut si dhe në fetivalin "Made In America" me Jay-Z.
Megjithatë 31 vjeçarja dukej si "pa rehat" ose ndoshta si gjithmonë është stili i saj për të tërhequr vëmendjen.
Nëse fustani i saj është i pranueshëm duket se këpucët apo çizmet e saj janë të padëshirueshme edhe pse ajo i ka veshur ato.
Ata morën pjesë edhe në festivalin "Made In America" ku mbërritën me avion privat. Edhe këtu veshjet e Kim janë zgjedhur nga i dashuri i saj Kanye.