English

Panariti takon Kukan në Bruksel

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, z.Eduard Kukan. Në fillim të takimit, Ministri Panariti vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vijon të luajë Parlamenti Evropian në drejtim të procesit të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi rëndësinë që ka pasur angazhimi i delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, si dhe angazhimi personal i z. Kukan në drejtim të procesit të plotësimit të 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Më tej, Ministri Panariti bëri një pasqyrë të përmbushjes së 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian, duke e vënë theksin te prirja pozitive që është vërejtur përgjatë këtij viti në ritmin e përmbushjes së këtyre detyrimeve.

Zhvillimet në rajoni ishin një tjetër çështje që u trajtua gjatë këtij takimi, ku u theksua roli aktiv dhe mjaft konstruktiv që luan Shqipëria për bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal në dobi të paqes dhe stabilitetit. Eurodeputeti Kukan siguroi për mbështetjen e parlamentit evropian në avancimin e Shqipërisë në agjendën e saj evropiane, si dhe vlerësoi progresin e arritur. Kukan vuri në dukje se është shumë e rëndësishme që të vijojë bashkëpunimi për zbatimin e detyrimeve të mbetura, si çështja e imunitetit dhe ligjeve të tjera që kërkojnë miratimin me shumicë të cilësuar në parlament.

KOMENTE