E kaluara e dhunshme e babait që vrau dy djemtë e tij dhe më pas veten u shfaq natën e kaluar.
Graham Anderson ishte burgosur vitin e kaluar pasi kishte sulmuar nënën e djemve, Victoria Jones duke e rrahur brutalisht.
Trupat e djemve të tyre, 11-vjeçari Jack dhe tre-vjeçari, Brin u gjetën në shtëpinë e tyre të marrë me qera në Tidworth, Wiltshire, të shtunën.
Anderson kishte varur veten në një dhomë tjetër. Pronarja e shtëpisë të marrë me qera bëri zbulimin e tmerrshëm ku po i tregonte shtëpinë qiramarrësve të ardhshëm të cilët donin ta shikonin.
Policia është duke u përpjekur për të përcaktuar se si dhe kur fëmijët vdiqën.
Të gjithë shprehen se ai ishte një burrë tmerrësisht xheloz, një xheloz psiqik i sëmurë për gruan e tij Victoria Jones. Dëshmitarë të punës apo dhe fqinjë tregojnë se ai e rrihte gjithmonë aq sa ai u dënua dhe me burg. Jeta e saj qe kthyer në një ferr dhe ajo kishte nisur dhe një mardhënie të re përmes Facebook.
Më pas çifti u nda edhe pse nëna donte që të ribashkohej me familjen e saj por kujdestaria e fëmijëve i kaloi babait Graham.
Më pas kur ai mësoi se gruaja edhe pse e ndarë vendosi të jetonte me një tjetër nga mardhënia e re që ajo kishte krijuar, ai mori vendimin e vrasjes së fëmijëve dhe vetes së tij.
Hetimi i policisë po vazhdon edhe pse shumë gjëra janë të qarta.