Bill Clinton, ish presidenti amerikan do të ishte në qendër të vëmendjes sot në Kuvendin Kombëtar Demokrat në Sharlot të Karolinës së Veriut duke shtuar kështu mbështetjen e figurave të shquara për rizgjedhjen e presidentit Barack Obama. Por fjalimi i tij nuk u mbajt sot për arsye se qe parashikuar një prishje kohe, dhe Zoti Clinton, presidenti i 42-të amerikan do të paraqesë zyrtarisht emërimin e presidentit të 44-të si kandidat gjatë një fjalimi që do të trasmetohet nesër në mbarë vendin. Ndërkohë, mbrëmë në kuvend, fjalimi kryesor ishte ai i zonjës së parë Michelle Obama, e cila foli rreth karakterit të bashkëshortit të saj dhe aftësisë së tij për të marrë vendime të vështira politike.
Lidhur me situatën parazgjedhore në Amerikë kanë dhënë mendimet e tyre dhe dy pjesëmarrësit nga Kosova dhe Shqipëria.