Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha ka qënë i sigurt dhe i vendosur lidhur me ndarjen e studimit në universitet të degës Gjuhë-Letërsi.
“Rëndësi kapitale për shkollën tonë ka kutikula e gjuhës shqipe. Të transformohet tërësisht gjuha shqipe, duhet të shtrihet në të gjithë ciklin dhe po të jetë e mundur edhe në atë parashkollor me elementet fillestar të saj. Gjuha është lëndë lider nuk mund të futet në sqetullën e letërsisë dhe duhet të ndahet përfundimisht nga letërsia”.
Gjithashtu ai ka theksuar se shkollat shqiptare duhet të bazohen në dy themelet kryesore që janë Matematika dhe Gjuha shqipe, të cilat menjëherë duhen zbatuar konkretisht.
Berisha ka vazhduar duke e cilësuar GJUHËN SHQIPE si element ADN-je, elementi më thelbësor i identitetit të kombit shqiptar. Dhe si e tillë ajo, në këto dekada studimi bashke me Letërsinë është dëmtuar mjaft.