Një foshnjë (djalë) 15 muajshe është gjetur i dehidratuar dhe i ngjitur pas trupit të nënës së tij të vdekur në një banesë në Melburn, Australi.
Oficerët e policisë kanë marrë foshnjën i cili edhe pse në atë gjendje nuk donte të largohej nga nëna e tij e cila mësohet se kishte 3 ditë që kishte vdekur.
Ai u çua në spital ku mjekët bëjnë të ditur se ka filluar të marrë veten plotësisht.
Hetimet po vazhdojnë nga policia duke gjetur shkakun e vdekjes së nënës 25 vjeçare edhe pse ajo ishte e veshur duke i dhënë gji fëmijës si dhe nuk kishte lëndime në trup.
Një fqinj tregon dëshpërimin e tij për djalin e vogël por dhe për nënën e tij. Ai tha se ajo ishte e dashur me fëmijën, komunikonte mjaft mirë, dhe nuk kishte shumë vizitorë në familjen e saj. Madje në disa punë të kopshtarisë edhe e kam ndihmuar.
Ajo kishte erdhur nga Tasmania dhe kishte plan për t'u kthyer përsëri atje.