McDonald i është përkulur kërkesës për të hapur restorantin e tij vegjetarian në veri të Indisë.
McDonald është zinxhiri i ushqimeve të shpejta i dyti në botë pas atij Metro.
Në Indi lopa është si kafsha më e shenjtë për myslymanët madje ka patur raste që viçave për të mbijetuar u është dhënë të pijnë në qumshtin e gjirit të grave.
Ndaj në këtë vend të shenjtë është e ndaluar kategorikisht mishi i lopës apo viçit.
Një zëdhënës i McDonald shprehet se janë të kënaqur për momentin edhe pse India është një treg i vogël për ta. Ata kanë vetëm 271 restorante në Indi, dhe në të gjithë botën, gati 33.000.
McDonalds ka lëvizur për të siguruar më shumë sallata dhe ushqime të tjera të shëndetshme me më pak sheqer, kripë dhe yndyrë në përgjigje të shqetësimeve publike rreth dietës.
Në Indi, menuja e saj është zakonisht 50% vegjetariane.
Pjata e saj kryesore në këtë vend është Tikki McAloo Burger, i cili përdor një spiced mbushje bazuar në patate. Ajo është përgjegjëse për 25% të shitjeve totale.
Globalisht, kompania ka në plan të hapë rreth 1.300 dyqane të reja këtë vit.