English

Nusja "rrëmbehet" nga rrëmbyesit ditën e dasmës (FOTO)

Dasmat e çdo vendi kanë karakteristika e tyre. Ata i dallojnë nga njëri vend në tjetrin por në thelb sidomos dasmat ballkanase kanë gjëra të përbashkëta.

Psh një version i jugut të Shqipërisë: Nusja kur merret nga shtëpia e saj, rrugës për te dhëndri nga mesi i rrugës shoferi thotë që u prish makina, dhe nusa duhet të shtyjë makinën ose t'i japë lekë shoferit për ta "rregulluar" që të nisen përsëri.

Ndërsa nusja në Bukuresht të Rumanisë, çdo gjë e sajuar nga të afërmit e të dy palëve, rrëmbehet dhe çohet në një vend turistik.

Si shpërblim dhëndri duhet t'i japë shishe uiski rrëmbyesëve pasi negociojnë në telefon, ose duhet të bëjë një deklaratë dashurie para nuses, ose para për rrëmbyesit. Rrëmbyesit shfaqen me armë pasi është "profesioni" i tyre.

Dhe më pas nusja merret nga dhëndri duke u regjistruar çdo moment në kamera.

Fotot në krah paraqesin momente dasme në Bukuresht.

KOMENTE