Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Milot, kryesisht në tregun e Milotit ku shtetasi Moisi Pjetri ka qëlluar me armë Pjetër Preçi për motive pronësie ku ky i fundit ka qenë kryeplak i komunës së Milotit.
Ndërkohë me urgjencë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia ka arritur të arrestojë edhe autorin e plagosjes, shtetasin Moisi Pjetri ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.