Edhe shoqata e taksistëve në Shqipëri ka paralajmëruar vazhdim greve deri në plotësim të të gjitha kërkesave pasi biznesi i tyre po shkon drejt falimentimit, kjo për shkak të informalitetit që egziston në këtë fushë.
Taksistët i kanë kërkuar autoriteve të ministrisë së brendshme dhe Bashkisë së Tiranë të luftojnë këtë fenomen.
Në fund të protestës së tyre taksistët kërkuan edhe një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha,për të parë se si mund të zgjidhet ky problem.