Në fshatin Blinisht të Lezhës mbrëmjen e djeshme një i vdekur dhe një i plagosur ka qënë bilanci i të shtënave me armë kundrejt dy adoleshentëve 17 vjeçarë.
Daniel Bardhoshi, 17 vjeç, nga fshati Kallmet ka humbur jetën, ndërsa i plagosur në gjendje të rëndë në spital gjendet Valdo Marku, po 17 vjeç.
Të dy adoleshentët ishin së bashku kur ata janë qëlluar me armë nga persona të panjohur.
Akoma nuk ka një shkak të qartë por burimet policore shprehen se ka pasur grindje mes djeve të dy fshatrave por asgjë më tej të specifikuar, ndërkohë ngjarja po hetohet.