English

Haxhinasto-Chountis. Bisedime për projektin Trans Adriatik Pipeline (TAP)

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto priti dje në një takim Raporterin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian Eurodeputetin z. Nikolaos Chountis. Z. Haxhinasto gjatë takimit vuri në dukje se ekonomia shqiptare arriti të amortizonte efektet e krizës ndërkombëtare, ndërkohë që përmendi si sektorë me potencial të lartë atë të energjisë dhe industrisë minerare.

Gjatë bisedës ministri Haxhinasto përmendi klimën pozitive në favor të biznesit dhe trendin në rritje të investimeve të huaja. Ai gjithashtu u përqëndrua në realizimet e reformave rregullatore dhe përshtatjes së standardeve me ato të Bashkimit Europian.

Ministri i METE foli edhe për projektin Trans Adriatik Pipeline (TAP), duke e konsideruar atë një projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë dhe të rajonit. TAP është një rrugë tjetër drejt integrimit europian, duke integruar edhe Shqipërinë me një rrjet kaq të rëndësishëm për furnizimin me energji të Europës, shtoi ministri.

KOMENTE