Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për të filluar shqyrtimin e draftit te paraqitur nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, lidhur me disa ndryshime në Ligjin nr.8717, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Pas paraqitjes së bërë nga zoti Majko, Këshilli i Legjislacionit vendosi, pa asnjë votë kundër, që deputetëve t’i jepet koha racionale për t’u njohur me këtë iniciativë.
Seanca e dytë do të mblidhet pas dy apo tre javëve.