English

Manuali i rregullave për trajtimin dhe sigurimin e të ndaluarve dhe arrestuarve në njësitë policore

Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka, priti në një vizitë pune Komisionerin për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës, z. Nils Muižnieks. Duke i bërë një përshkrim të detajuar lidhur me rekomandimet e bëra në raportin e vitit të kaluar, Ministri i Brendshëm Z. Flamur Noka nënvizoi, ndër të tjera, se janë marrë të gjitha masat për trajtimin me dinjitet, në respektim të plotë të të drejtave të personave të arrestuar apo të ndaluar.

“Me qëllim plotësimin dhe zbatimin e tyre u hartua ‘Manuali i rregullave për trajtimin dhe sigurimin e të ndaluarve dhe arrestuarve në njësitë policore’, i cili u konsultua OJF, që kanë për mision mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, programin ICITAP dhe Misionin PAMECA III, por edhe aktorë të tjerë”, nënvizoi Ministri Noka, duke shtuar se ky manual, tashmë është vënë në zbatim të plotë.

Nga ana e tij, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës Z. Nils Muižnieks vlerësoi si shumë pozitive punë e bërë nga Policia e Shtetit për plotësimin e rekomandimeve të lëna një vit më parë dhe se hapat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për garantimin e të drejtave të njeriut në këtë fushë përafrojnë strukturat e zbatimit të ligjit me strukturat homologe europiane.

KOMENTE