Pasi gëlltit diamantin 1.5 karat me vlerë 14 mijë dollarë arrestohet nga policia.
Suresh Uijekun ka qënë pronari që ekspozonte tendën me diamante dhe ai shpjegoi për policinë se Çou Van, një 32-vjeçar kishte kohë që sillej rrotull tendës dhe në një moment ai e morri dhe e gëlltiti diamantin.
Policia u njoftua menjëherë dhe e arrestoi 32 vjeçarin në Sri Lanka. Më pas ai u dërgua në spital për një ekzaminim X-Ray, që vërtetoi se diamanti ndodhej brenda trupit të të riut.
Ai po mbahet në paraburgim në pritje të nxjerrjes së diamantit në rrugë natyrale dhe më pas për gjykimin e tij.