English

Nëna 61 vjeçare lind djalin për vajzën e saj. Histori e jashtëzakonshme

Historia e jashtëzakonshme e një gruaje 61 vjeçare ka habitur të gjithë por kryesore pasi ajo ka gëzuar familjen e saj dhe pikërisht vajzën e saj.

Kristine Casey, nga Çikago, ishte një bartëse gestationale për vajzën e saj, Sara Connell, si dhe Bill burrit të saj. Ajo i dorëzoi me sukses Finnean djalin e tyre në shkurt të vitit të kaluar.

Sara Connell e martuar me burrin e saj Bill pas martese dhe përpjekjeve për të ngelur shtatzënë u shuan kur ajo u diagnostikua se nuk kishte ovulacion.
Pas kryerjes së trajtimit të infertilitetit në Institutin e Mjekësisë Riprodhues në Evanston, ajo mbeti shtatzënë, me dy binjakët që i dështoi, dhe më vonë pësoi një abort.

Shpresa e vetme për të patur fëmijë ishte nëna e Sarës, pikërisht 61 vjeçarja Kristine.
Pas shumë konsultimesh me veten dhe me mjekët 61 vjeçarja pranoi edhe pse ishte në post-menopauzë që të mbante embrionin e fëmijës së vajzës në mitrën e saj.

Mjekët i thanë se ajo edhe pse në post-menopauzë ajo mund të lindë, vetëm se do të mund të vuajë nga lodhja, simptomë kryesore e shkaktuara nga mosha, e cila do të rritet me zhvillimin e shtatzanisë.

Por çudia ishte se nëna 61 vjeçare ashtu si i kishte kalur shtatzanitë e saj në moshë të re pa asnjë problem, ashtu e kaloi edhe shtatzaninë-dhuratë për vajzën e saj deri në lindje i cili këtë herë erdhi përmes një operacioni cesarian.
Në shkurt ajo lindi djalin për vajzën e saj të cilin e quajtën Finnean dhe që gëzonte një shëndet të plotë.

Ndërsa lindjet e suksesshme për gratë post-menopausal janë të rralla, numrat janë në rritje për shkak të përparimeve në trajtimet IVF.

KOMENTE