English

Noka-Lambsdorff, vlerësojnë arritjet e policisë shqiptare

Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka, priti dje në një takim kortezie të dërguarin e posaçëm të Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë për Europën Juglindore, Ambasadorin Nikolaus Graf Lambsdorff. Gjatë takimit, Ministri i Brendshëm Flamur Noka e informoi Ambasadorin Lambsdorff lidhur me çështjet e rendit dhe të sigurisë publike. Ministri Noka i paraqiti një panoramë të punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit në vend, si edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer të tyre në nivele bilaterale me vendet e BE-së, por edhe me struktura si Europolin, Interpolin, FRONTEX-in, etj.

“Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë shënuar rezultate shumë të mira, në luftën kundër krimit, trafikimit të lëndëve narkotike, por dhe në kuadër të krimit ekonomik apo pastrimit të parave”, u shpreh Ministri Noka.

Nga ana e tij, Ambasadori Lambsdorff shprehu vlerësime për punën e Policisë së Shtetit lidhur me çështjet e sigurisë dhe rendit publik në vend, por edhe më gjerë. Z. Lambsdorff duke vlerësuar arritjet dhe reformat në Policinë e Shtetit, shprehu bindjen se kjo punë do të vijojë edhe në të ardhmen, në dobi të profesionalizmit të saj dhe në shërbim të plotë ndaj qytetarit.

KOMENTE