Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker ndodhet për një vizitë në Tiranë.
Ai pritet të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit, Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, si dhe ministrin e jashtëm Edmond Panariti.
Takimet me krerët e lartë të shtetit do të jenë një mesazh për politikën shqiptare. Fokusi i takimeve do të jenë zhvillimet e fundit në Shqipëri si dhe përgatitjet për vjeshtën lidhur me statusin e Shqipërisë për në BE.
Reeker do të jetë edhe pjesë e konferencën me temë: "Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Europën Juglindore.