English

Policia e Tiranës: arrestime të reja të hajdutëve, zjarrvënëseve dhe mbajtës të armëve pa leje

Diten e djeshme, ne oren 13.30 nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.1 Tirane u be e mundur arrestimi ne flagrance i shtetasit Islam Myrteza Xhabrahimi, 68 vjec, banues ne Sauk i Vjeter Tirane.

Arrestimi i ketij shtetasi u be pasi eshte autor i zjarrvenies te nje siperfaqe me ullishta ne Kodrat e Saukut ne Tirane. Ky shtetas diten e sotme, rreth ores 10.30 ka ndezur nje zjarr ne token e tij, te cilen e ka ne pronesi duke shkateruar me zjarr nje sasi te konsiderueshem dru-frutore.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorise per vepren penale te "Shkaterimit te prones me zjarr" parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Gjithashtu sherbimet e Komisariatit te Policise nr.2 Tirane bene te mundur kapjen dhe arrestimin ne flagrance i shtetasit Anton Nikoll Çupi, 24 vjec, lindur dhe banues Mirdite.

Arrestimi i ketij shtetasi u be per faktin se dje, rreth ores 12.15 ne rrugen “Bab Rexha” ne afersi te Qendres Globe Tirane, i ka “vjedhur me dhune” varsen e qafes me material floriri shtetases B. XH. banuese ne Tirane. Ky autor po hetohet pasi eshte i dyshuar edhe per vepra te tjera penale te vjedhjes se varseve dhe çantave ne Tirane.

Lidhur me kete veper penale diten e djeshme nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.3 Tirane jane arrestuar per vjedhje varsesh dhe cantash ne rruge shtetasit: Mikel Xhibro, Vladimir Jonuzi dhe Ilir Shehi, te tre banues ne Preze Tirane. Ketyre shtetasve gjate kontrollit te ushtruar ju eshte gjetur dhe sekuestruar nje cante, brenda se cules kishte nje thike dhe bluza te ndryshe, te cilat autoret i ndronin menjehere pas vjedhjes se kryer.

Rreth ores 10.00 te dites se djeshme, ne Sallen Operative te Drejtorise Policise Qarkut Tirane ka mbritur nje telefonate se ne Rrugen “Myslym Shyri”, pikerisht ne ambientet e dyqanit te Kompanise Celulare PLUS, nje person nen kercenimin e armes i ka vjedhur shiteses M. S. nje aparat celular te markes Nokia.

Menjehere pas marrjes dijeni lidhur me kete veper penale, sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane, jane vene ne ndjekje te autorit te dyshuar dhe pas 20 minutash, me ndihmen e publikut dhe ne bashkepunim me sherbime te tjera te Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane, ne ambientet e Lokal Ekspozita, u be e mundur arrestimi i autorit te dyshuar te kesaj ngjarje, shtetasit Ted Spahi, 20 vjec.

Ne cilesine e proves materiale ketij shtetasi ju gjeten dhe sekuestruan nje pistolete imitim i tip Bereta si dhe aparati celular i markes Nokia E.71 i vjedhur ne dyqanin e Kompanise Celulare PLUS. Vazhdon puna hetimore per dokumentimin e aktivitetit kriminal te ketij personi, pasi dyshohet se eshte dhe autor i ngjarjeve te tjera te kesaj natyre.

Po dje, rreth ores 11.30, eshte dhene njoftim ne Sallen Operative te Drejtorise Policise Qarkut Tirane se ne vendin e quajtur Rrotullimi Doganes, ka nje konflikt te ashper mes disa personave.

Menjehere ne vendin e ngjarjes jane derguar sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane, duke koordinuar veprimet me sherbimet e Forces se Posacme Operacionale te Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane, te cilat me te mbritur kane konstatuar duke u perleshur dy shtetas ku njeri prej tyre ka nxjerre nga brezi nje pistolete dhe ka tentuar te qelloje personin tjeter. Forcat e policise kane nderhyre ne kohe duke shmangur ngjarjen me pasoja te renda, duke bllokuar dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje Pistolete (ZASTAVA) Mini Blou, me nje kreher me 4 fisheke.

Pas shuarjes se konfliktit, ka rezultuar se autor i kesaj ngjarje, eshte shtetasi B.B., 17 vjec, person me precedent kriminal ne krimet kunder personit dhe pasurise, i cili eshte konfliktuar per motive te dobeta me shtetasin A. C.

Gjithashtu, diten e djeshme, ne oren 24.00, nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.5 Tirane u arrestua në flagrancë shtetasi Marisjan Mehdi Muka, 23 vjec, banues në Kamëz Tiranë. Arrestimi i tij u be pas nje konflikti familjar, ku gjatë kontrollit ne banesë, ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një karikator me 28 fishek, që i mbante pa leje.

Materialet proceduriale ne ngarkim te ketyre shtetasve, do t`i kalojne per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane .

KOMENTE