E kush e do celulitin? Celulitin që asnjë se do, sidomos femrat...Hidhini një sy recetave të mëposhtme për masazhe anti celulit
Por mos u merakosni vetëm duhet të keni pak durim, për të marrë efektin e dëshiruar.
1. Masazhe anti celulit
Përbërësit
6 pika vaj qitroje
6 pika vaj limoni
6 pika vaj lemongrass
1/8 e gotës me vaj luldielli, ose ulliri, ose kokosi, ose bajame
Përgatitja
Hidhni në fillim vaj luldielli, ose ulliri, ose kokosi, ose bajame në një shishe të vogël qelqi, të errët dhe me tapë që mbyllet mirë, dhe më pas shtoni të tjerat.
Mbylleni tapën dhe tundeni ngadalë që të bëhetë mirë përzierja e vajrave.
Dhe më pas bëni çdo ditë masazh zonave të celulitit ose gjithë trupit si të keni dëshirë.
Gjithmonë është mirë që të bëni pak vaj për 3 ditë jo më shumë. Bëjeni të freskët gjithmonë.
2. Receta me xhenxhefil për të hequr celulitin duke mos shkaktuar asnjë efekt anësor.
Merr 2 lugë vaj bajamesh,
4 lugë lëng limoni
3 lugë xhenxhefili.
Aplikojini në zonat e ftohta dhe në gropat e vogla. Duhet të jesh korrekt të paktën për një muaj. Përsëriteni çdo ditë nga 20 minuta. Rezultati do të jetë i dukshëm. (por ndërkohë bëni dhe ecje të shpejta çdo ditë për 30 minuta minimumi)
Xhenxhefili është bimë tropikale. Rrënja e tij ka një erë të këndshme, kurse shija është e ëmbël, pikante dhe shumë e freskët.
Xhenxhefili mund të përdoret si çaj, si vaj eterik, si mëlmesë, apo të hahet i freskët. Dhe ajo qe është me e rëndësishmja, xhenxhefili nuk ka asnjë efekt anësor.