Makina me targa angleze i merr jetën dy personave, nënë e bijë, në aksin rrugor Durrës-Kavajë.
Në afërsi të Golemit nëna 28 vjeçare Violeta Metani e cila mbante dhe vajzën e saj 1 vjeçare po kalonin rrugën në krahun tjetër kur makina me targa LS 54 KDK i cili drejtohej nga 40-vjeçari Latif Tola nga fshati Spitallë i Durrësit, i ka përplasur për vdekje.
Tepër tragjik përshkruhet aksidenti nga dëshmitarët e ndodhur dhe kalimtarë të rrugës.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.