English

16 vjeçari me Sindromi Down, nuk lejohet të fluturojë

Një familje ka pohuar se ata u ndaluan të hipnin në një fluturim për shkak se djali i tyre ka Sindromi Down dhe nuk ishte i dëshiruar të fluturonte në seksionin e klasit të parë.
Joan dhe Robert Vanderhorst janë duke paditur American Airlines, pasi ata thonë se ata ishin viktima të diskriminimit mbi Bede, djalin e tyre 16 vjeçar.
Çifti u ndalua në kohën që po prisnin fluturimin për t'ukthyer në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos.

Ata pretendojnë se Stafi i Airline-s u tha atyre se biri i tyre ishte përçarës dhe një rrezik për ekuipazhin e fluturimit.
Por zonja Vanderhorst tha TV KLTA se ajo filloi filmimin e djalit të saj pasi ai ka pritur në sallën e pritjes para nisjes ku tregon atë të ulur në heshtje duke pritur në bordin e fluturimit në Newark, New Jersey.
Në video, ajo mund të dëgjohet duke qarë dhe burri i saj duke shprehur mosbesimin.
"Ai di të sillet", thotë zoti Vanderhorst. "Ai është duke demonstruar se nuk është një problem."
"Sigurisht që ai di. Ai kurrë nuk sillet keq ", shtoi gruaja e tij.
Mrs Vanderhorst tha: " E gjitha kjo vetëm sepse ai ka Sindromi Down? ".

Por American Airlines pretendon se ai ishte nervoz dhe nuk i përshtatej atij klasi.

"Për sigurinë e të riut dhe sigurinë e të tjerëve, American Airlines ofroi një fluturim tjetër për familjen", tha zëdhënësi i American Airlines Matt Miller për TV KTLA.

KOMENTE